“Euro 2025” për vajza, zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë

Futboll

“Euro 2025” për vajza, zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:32
Pamje nga një ndeshje

Pas hedhjes së shortit në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ku Shqipëria e vajzave u pozicionua në grupin C5 së bashku me Estoninë dhe Luksemburgun, UEFA ka zbardhur edhe kalendarin e plotë të Kombëtares së vajzave në kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në transfertë ndaj Luksemburgut. Kjo sfidë do të zhvillohet më datë 5 prill. Katër ditë më pas, më datë 9 prill kuqezezat do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Estonisë.

Në muajin maj më datë 31, Shqipëria e vajzave do të luajë sërish ndaj Estonisë në transfertë. Ndeshja e fundit e Kombëtares së vajzave për kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025” do të jetë në shtëpi ndaj Luksemburgut më datë 4 qershor.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë së vajzave në kualifikueset e “Euro 2025”:

05.04.2024 Luksemburg-Shqipëri

09.04.2024 Shqipëri-Estoni

31.05.2024 Estoni-Shqipëri

04.06.2024 Shqipëri-Luksemburg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat