Idrizi: Golat i pësuam me gabimet individuale

Futboll

Idrizi: Golat i pësuam me gabimet individuale

Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:48
Shpëtim Idrizi

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se ekipi tij pësoi disfatë nga Prishtina pas gabimeve individuale.

“Golat i pësuam me gabimet tona individuale. Nuk është dashur të bëjmë gabime të tilla, pasi Prishtina ka skuadër dhe individ që dinë të dënojnë.

U munduam të bëjmë ndryshime, por ishte e pamundur të rikthehemi pas katër golave të pësuar në pjesën e parë.

Shënuam një gol, por ishte e pamundur. Patëm edhe tri mungesa të rëndësishme. Na mbetet të koncentrohemi në objektivin tjetër.

Objektivi jonë është Superliga”, ka thënë Idrizi.

Në Ligën e Parë, Trepça ’89 renditet e treta me 27 pikë, pesë më pak se lideri Suhareka dhe katër më pak se vendi i dytë Dinamo Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat