Alonso jep një lajm të mirë

Futboll

Alonso jep një lajm të mirë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 17:23
Alonso

Që nga momenti i mbërritjes së tij te Bayer Leverkuseni verën e kaluar, pas aventurës së tij tek Union Saint-Gilloise, Victor Boniface u tregua menjëherë vendimtar për fatin e skuadrës së Xabi Alonso.

Në fakt, deri para shfaqjes së problemit fizik në aduktor në fillim të vitit 2024, nigeriani arriti të bëjë 23 paraqitje, me 16 gola dhe 8 asistime. Një faktor nga çdo këndvështrim.

Aq sa, me dëmtimin e tij, shumë kishin hipotezuar një rënie në performancën e “Aspirinave”. Megjithatë, realiteti i ka hedhur poshtë këto parashikime, duke i dhënë më shumë vlerë punës së trajnerit spanjoll dhe të gjithë kolektivit të kuqezinjve.

Vetë Xabi Alonso dha një lajm të mirë për të gjithë fansat e Bayer Levekusenit dhe një lajm të keq për rivalët e tyre: Victor Boniface është gati të kthehet. Me rastin e konferencës për shtypin në prag të ndeshjes së Eropa League-s, si mysafir ndaj Qarabagut, spanjolli deklaroi:

“Pa dyshim që Viktorit (Boniface) i duhet ende pak stërvitje për t’u rikthyer në gjendjen e duhur, por nëse gjithçka shkon, siç e kemi planifikuar, në fund të marsit, më së voni në fillim të prillit, ai do të jetë sërish në dispozicion.

Një pjesë e rëndësishme për ne në këtë pjesë të fundit të sezonit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat