Reali me fat, mezi kualifikohet! Manchester City fuqi për danezët 

Futboll

Reali me fat, mezi kualifikohet! Manchester City fuqi për danezët 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:56 Përditësuar në ora: 22:51 më 06.03.2024
Vinicius Junior e Bellngham festojnë

Leipzig i pafat

Real Madrid, Manchester City, PSG dhe Bayern Munihu, janë çerekfinalistët e parë të Champions League në futboll.

Reali sonte me fat është kualifikuar për faktin se skuadra gjermane Leipzig ka qenë më e mirë me lojë por edhe ka pas raste më shumë.

Reali - Leipzig 1:1

Shënues: Bellingham (65') - Orban (68').

Kartona të verdhë: Vinicius Junior, Tchouameni  - Schlager, Raum, Orban, Cornelius.

Real: Lunin, Carvajal, Nacho, Rüdiger, F. Mendy, Tchouameni, Kroos (Modriç 78'), Camavinga (Rodrygo 46'), Fede Valverde, Vinicius Junior dhe Bellingham (Joselu 85')..

Leipzig: Gulacsi, Henrichs, Orban, Lukeba, Raum, X. Schlager (Elmas 85'), A. Haidara (Kampl 90'), Dani Olmo, Xavi, Openda (Poulsen 77') dhe Sesko (Baumgartner 85').

Manchester City - Copenhagen 3:1

Shënues: Akanji (5'), Alvarez (9'), Haaland (45+3') - Elyounoussi (29').

Kartona të verdhë: Mattsson, Cornelius.

Manchester City: Ederson, Lewis, Akanji, Ruben Dias (Stones 68'), Gvardiol, Rodri (Gomez 46'), Matheus Nunes (Hamilton 74'), Alvarez, Kovaçiç, Bobb dhe Haaland (Wright 88').

Copenhagen: Grabara, Jelert (Meling 79', Vavro, McKenna, P. Ankersen, Diks, Oskarsson (Cornelius 68'), Froholdt (Mattsson 58'), Clem (Hojlund 68'), Achouri (Bardghji 58') dhe M. Elyounouss.

Real Madridi para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 1:1 me Leipzig por falë fitores (1:0) në ndeshje e parë, shkuan më tej.

Futbollisti Openda i Leipzig-ut ka shpërdoruar tri raste të mira në pjesën e parë, që dorën në zemër madrilenët ishin me fat të madh sonte në ”Santiago Bernabeu”.   

Në minutën e 65-të, Reali në epërsi, Jude Bellingham me mjeshtri shënoi nga 12-13 metra në këndin e djathtë, 1:0.

Ky ishte jetëshkurtër përkatësisht në minutën e 68-të, u barazua rezultati, Willi Orban shënoi me kokë për 1:1.

Në minutën e 90+2, Olmo parabolloi portierin por traversa shpëtoi Realin. 

Manchester City është kualifikuar me lehtësi.

Kampioni i Evropës ka treguar arsenalin e tij edhe në sfidën e kthimit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 skuadrës daneze Copenhagen.

City edhe ndeshje e parë e ka fituar me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:2 siguroi biletën për më tutje.

Duhet veçuar golin e futbollistit Alvarez në minutën e 9-të, i cili ka shënuar nga pozitë anash 16-shit në këndin e epërm të djathtë, 2:0.

Për Manchester Cityn shënuan Manuel Akanji (5’), Julian Alvarez (9’), Erling Haaland (45+3’) dhe për mysafirët realizoi Mohamed Elyounoussi (29').

Manchester City kualifikohet

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit. Olmo parabolloi portieirn por traversa e shpëtoi.  

88' Ndeshjet drejt fundit.

83' Leipzig shumë i mirë por pa fat.

80' Skuadra gjermane shumë e rrezikshme për Realin.

76' Toni Kroos ndëshkohet me karton të verdhë.

Reali - Leipzig 1:1

Shënues: Bellingham (65') - Orban (68').

Kartona të verdhë: Vinicius Junior, Tchouameni  - Schlager, Raum, Orban, Cornelius.

Real: Lunin, Carvajal, Nacho, Rüdiger, F. Mendy, Tchouameni, Kroos (Modriç 78'), Camavinga (Rodrygo 46'), Fede Valverde, Vinicius Junior dhe Bellingham (Joselu 85')..
Leupzig: Gulacsi, Henrichs, Orban, Lukeba, Raum, X. Schlager (Elmas 85'), A. Haidara (Kampl 90'), Dani Olmo, Xavi, Openda (Poulsen 77') dhe Sesko (Baumgartner 85').

Manchester City - Copenhagen 3:1

Shënues: Akanji (5'), Alvarez (9'), Haaland (45+3') - Elyounoussi (29').

Manchester City: Ederson, Lewis, Akanji, Ruben Dias (Stones 68'), Gvardiol, Rodri (Gomez 46'), Matheus Nunes (Hamilton 74'), Alvarez, Kovaçiç, Bobb dhe Haaland (Wright 88').
Copenhagen: Grabara, Jelert (Meling 79', Vavro, McKenna, P. Ankersen, Diks, Oskarsson (Cornelius 68'), Froholdt (Mattsson 58'), Clem (Hojlund 68'), Achouri (Bardghji 58') dhe M. Elyounoussi.

74' Presion të Reali.

71' Lojë e fortë në Madrid.

68' Barazohet në Madrid, Willi Orban shënoi me kokë për 1:1.

65' Reali në epërsi, Jude Bellingham me mjeshtri shënoi nga 12-13 metra në këndin e djathtë, 1:0. 

64' Me inkuadrimin e futbollistit Rodrygo Reali po luan shumë më mirë.61' Reali ka shtuar presionin.

58' City pothuajse veç është i kualifikuar.

55' Leipzig po lufton.

50' Leipzig synon befasinë.

48' Pa gola në Madrid.Përfundojnë pjesët e para.

Openda i Leipzigut ka pas tri mundësi në pjesën e parë.

45+3, Erling Haaland  thellon epërsinë e Cityt, 3:1.

45' 4 gola në Manchester dhe asnjë në Madrid.43' Leipzig ka shtuar presionin ndaj Realit.

38' Real po luan me qetësi për faktin se ka rezultatn e ndeshjes së parë me 1:0.

34' Leipzig po lufton.29' Mohamed Elyounoussi ngushton rezultatin, 2:1.

28' Reali po sulmon.

25' Leipzig po tregon lojë të mirë.

22' Schlager ndëshkohet me karton të verdhë.

20' City po e tregon fuqinë.16' Lois Openda (RB Leipzig) vepron mirë brenda zonës së 16-shit por e shpërdoron një mundësi të mirë për gol.

14' Reali ende nuk ka shënuar.

9' Julian Alvarez shton epërsinë e Cityt, 2:0. Ai shënoi nga 16 metra, nga pozita anash 16-shit.

8' Reali synon me çdo kusht golin.5' Manuel Akanji shënon për epërsinë e Manchester Cityt.

3' Leipzig në presion.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka.

Formacionet Real Madrid - Leipzig

Formacionet Real Madrid - Leipzig!

Manchester City do të luajë në “Etihad Stadium” kundër Copenhagen.

“Qytetarët” janë pothuajse të kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League, pasi sfidën e parë e fituan me shifrat 3-1.

Nga ana tjetër, mes Real Madrid dhe Leipzig është gjithçka e hapur. Spanjollët triumfuan në sfidën e parë me shifrat minimale 1-0, por Leipzig nuk është aspak një skuadër e lehtë për t’u mposhtur.

Ja si rreshtohen skuadrat City - Copenhagen

Ja si rreshtohen skuadrat City - Copenhagen!

Manchester City pret Copenhagenin në “Etihad”, në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës janë me një këmbë në çerekfinale, pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, teksa kërkojnë ta bëjnë festë përpara tifozerisë së tyre.

Nga ana tjetër, danezët, edhe pse me shanse thuajse zero, do të provojnë të luftojnë deri në fund, në mënyrë që të marrin një rezultat pozitiv dhe pse jo, një surprizë të mundshme përballë kampionëve në fuqi.

Reali dhe Manchester City - në përparësi 

Real Madridi dhe Manchester City kanë përparësinë e terrenit por edhe qetësinë e rezultateve të ndeshjeve të para në kuadër të së tetës së finales së Champions League në futboll.

Reali ka fituar sfidën e parë në udhëtim, me 1:0 ndaj Leipzig-ut, ndërsa Manchester City me 3:1 në konak të Copenhagenit.

Reali - Leipzig

Real: Lunin, Carvajal, Nacho, Rüdiger, F. Mendy, Tchouameni, Kroos, Camavinga, Fede Valverde, Vinicius Junior dhe Bellingham.
Leupzig: Gulacsi, Henrichs, Orban, Lukeba, Raum, X. Schlager, A. Haidara, Dani Olmo, Xavi, Openda dhe Sesko.

Manchester City - Copenhagen

Manchester City: Ederson, Lewis, Akanji, Ruben Dias, Gvardiol, Rodri, Matheus Nunes, Alvarez, Kovaçiç, Bobb dhe Haaland.
Copenhagen: Grabara, Jelert, Vavro, McKenna, P. Ankersen, Diks, Oskarsson, Froholdt, Clem, Achouri dhe M. Elyounoussi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat