I gjithë Milani në supet e tij

Futboll

I gjithë Milani në supet e tij

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:58
Leao

Për të dhënë një ide për kohën që ka kaluar, mjafton të hidhem një sy modelit të flokëve.

Leao ishte biond e me kaçurrela.

Pa gërsheta, asnjë shirit për t’i mbajtur të lidhur, pak bojë dhe numri 17 mbi supe, mbi një fizik më të hollë se sot.

Kanë kaluar katër vjet nga ajo natë evropiane e 2020-ës dhe portugezi ka ndryshuar për mirë. Ndërkohë mban numrin 10, numrin e jetës të kërkuar disa herë vitet e fundit, më pas fitoi një “Scudetto” dhe luajti në një Botëror përkrah Ronaldos, duke shënuar edhe disa gola.

Praktikisht, një kampion i ri që ka marrë Milanin mbi supe dhe sot sërish do të ketë kundër një ekipi çek. Më 29 tetor 2020 Leao shënoi golin e tij të parë në Evropë me fanellën e Milanit kundër Spartës së Pragës, në një stadium bosh për shkak të pandemisë. Kundërshtari ishte skuadra kryesore nga qyteti ku kuqezinjtë do të luajnë në 1/8 e sivjetme: Praga.

Por, në vend të Spartës, këtë herë do të jetë përballë Slavia. Pak kthim prapa. Asokohe, banda e Piolit arriti në grupe pasi eliminoi Shamrok Rovers dhe Rio Ave në fazën eliminatore, duke shënuar tre gola kundër Sëlltikut në ndeshjen e parë.

HISTORIA – Rafa ishte 22 vjeç dhe plot dyshime mbi rolin. ‘Pykë’ goli apo driblues korsie? Atë ditë pranvere Leao hyri në pjesën e dytë në vend të Ibrës dhe u pozicionua përpara Diazit, si numër 9. Në krahë ishin Kastijeho dhe Kruniç. Tatarushanu ishte në portë. Një tjetër Milan.

Një tjetër Rafa, mbi të gjitha.

Pa numrin 10 dhe pa albumin e tij si këngëtar. Në atë ndeshje Milani mposhti Spartën me tre gola pasi përveç Leaos, shënuan Diaz dhe Dalot. Kuqezinjtë përfunduan aventurën e tyre evropiane në fazën e 1/8-ave kundër Mançester Junajtidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat