Mehmeti me probleme

Futboll

Mehmeti me probleme

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:57
Partizani

Partizani do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Erzenit, e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Në betejën, që do të luhet të dielën në Rrogozhinë, trajneri Orges Shehi pritet të ketë tri rikthime të rëndësishme. I pari dhe më i sigurti është ai i Arinaldo Rrapajt, i cili shleu dy ndeshje pezullim nga dënimi i Disiplinës dhe ndeshjen me shijakasit klubi do ta konvertojë me gjobë.

Rikthimi i vlonjatit vjen pas dëmtimit të Mehmetit, i cili doli nga fusha i dëmtuar ndaj Kukësit me probleme me rrëzët e kofshëve.

Xhuliano Skuka pritet të jetë i gatshëm ndaj Erzenit, me Shehin, që me shumë mundësi do ta aktivizojë nga stoli. E ngjashme është situata e Kekos, që në ditët e fundit ka përparuar sa i përket gjendjes fizike dhe pritet t’i bashkohet ekipit normalisht në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat