La Arabinë për t’u rikthyer në Europë

Futboll

La Arabinë për t’u rikthyer në Europë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 13:03
Jordan Henderson

Mesfushori anglez Jordan Henderson nuk shikon prapa dhe nuk ankohet për zgjedhjet e së kaluarës që mund të rezultojnë të gabuara. Lojtari u largua nga Liverpool në merkaton e verës një vit më parë, duke zgjedhur të transferohej në Arabinë Saudite.

Ai nënshkroi nga Al-Ettifaq dhe lojtari ishte menjëherë në qendër të projektit dhe shpesh përdorej nga trajneri. Me shiritin e kapitenit në krah, futbollisti anglez bëri 17 paraqitje, duke bërë edhe katër asistime në Ligën Pro Saudite.

Megjithatë, në janar diçka u prish. Mesfushori donte të largohej nga Arabia duke zgjedhur një rikthim në Europë. Ajax është kujdesur për nënshkrimin e lojtarit dhe nesër në Conference League do të përballet sërish me një ekip anglez, Aston Villa.

Për sa i përket ndeshjes në fjalë, Henderson foli në konferencën për shtyp: “Duke parë pas, mendoj se ishte momenti i duhur për mua si lojtar të largohesha nga Liverpool. Ishte një ndarje e dhimshme për mua dhe klubin”.

“Tani vendosa të rikthehem në Europë. Nuk ndjej asnjë keqardhje që lashë Liverpool apo që mora këtë vendim, për t’u rikthyer në Europë. Ishte vendimi më i mirë për të ndryshuar gjërat për të gjithë dhe shoh përpara“, tha Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat