Arabët drejt Milanos

Futboll

Arabët drejt Milanos

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:52
Stadiumi San Siro

“Fondi Publik i Investimeve” të Arabisë Saudite është gjithnjë e më pranë blerjes së një pjese të aksioneve të “Kuqezinjve” të Milan, të paktën kështu raportohet në median italiane, që bën me dije se mes përfaqësuesve të fondit saudit dhe kompanisë “RedBird” që zotëron “Djajtë”, janë kryer tashmë disa takime, teksa i radhë do të mbahet këtë fundjavë në Arabinë Saudite.

Përflitet se në pistën automobilistike të Xhedahut, ku do të zhvillohet dhe gara e dytë e sezonit, të Formula 1, do të zhvillohet takimi më i rëndësishëm mes klubeve, ku pritet që i pranishëm të jetë edhe vetë Presidenti i Milan, Gerry Cardinale, pa llogaritur këtu, një sërë përfaqësuesish të kompanisë, “RedBird”.

Në agjendë është një takim i nivelit të lartë, për të diskutuar sërish mbi kuotën e aksioneve që “Fondi Pulbik i Investimeve” dëshiron të blejë nga klubi “Kuqezi” dhe mbi mënyrën e menaxhimit në të ardhmen, teksa sipas raportimeve të derimëtanishme palët janë duke negociuar për shitje të jo më shumë se 25% të aksioneve dhe me një angazhim për të kontribuar në ndërtimin e stadiumit të ri.

Megjithatë arabët kanë kërkuar që të kenë mundësinë të shtojnë kuotën e tyre të aksioneve në të ardhmen, për të shkuar deri në blerjen totale të tyre brenda vitit 2030 dhe nëse diçka e tillë do të ndodhet do të shtonte ndjeshëm potencialin e Milan, pasi bëhet fjalë për një fond të fuqishëm investimesh, që i ndryshoi shumë shpejt fytyrën edhe klubit anglez të Neëcastle, duke afruar menjëherë futbollistë me peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat