Brojës mund të largohet nga Fulhami

Futboll

Brojës mund të largohet nga Fulhami

Më: 7 mars 2024 Në ora: 16:35
Armando Broja

Armando Broja nuk po merr minutat që priste te Fulhami. Marco Silva po i beson Munizit majën e sulmit, për shkak se ky i fundit po tregohet vendimtar me golat e shënuar.

Trajneri portugez po merr rezultate pozitive në krye të Fulhamit, duke tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera të Premier League-s.

“GiveMeSport” raporton se Silva ka përfunduar në listën e dëshirave të West Ham-it. David Moyes-i rrezikon shkarkimin nga detyra dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur pasardhësin e tij.

Profili i Marco Silvës përlqehet së tepërmi nga klubi londinez, që dëshiron ta ketë në krye të pankinës.

Gjithashtu, alternativë për stolin e West Hamit janë edhe Thomas Tuchel-i, Paulo Fonseca dhe Arne Sloti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat