Benitez; Celta shkon në "Santiago Bernabeu" për të shënuar

Futboll

Benitez; Celta shkon në "Santiago Bernabeu" për të shënuar

Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:04
Benitez

Trajneri i Celta Vigo, Rafael Benitez, ka thënë se skuadra e tij do të sulmojë kundër Real Madrid. 

Dy skuadrat takohen të dielën në Javën e 28-të të La Liga. Aktualisht Real kryeson tabelën, ndërsa Celta gjendet në pozitën e shtatëmbëdhjetë. 

"Statistikat në Santiago 'Bernabeu' nuk janë të mira për pothuajse askënd.

Nuk do të jetë e lehtë. U thashë lojtarëve se nuk duhet të shkojmë atje me idenë për të mos pësuar gol, por për të shënuar", ka thënë Benitez. 

Ai është shprehur se nuk beson që Celkta Vigo do të bie nga kategoria. 

"Unë as nuk e konsideroj të stërvit Celta në divizionin e dytë, jam i bindur se ekipi do të qëndrojë në divizionin e parë", ka thënë Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat