Super Zhegrova, shënon gol, Lille demolon skuadrën austriake

Futboll

Super Zhegrova, shënon gol, Lille demolon skuadrën austriake

Nga: K. G. Më: 7 mars 2024 Në ora: 20:39
LIlle

Lille ka treguar forcën e saj në udhëtim, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Sturm-it në Graz.

Skuadra austriake nuk ishte e denjë karshi  Lilles së disponuar me një Edon Zhegrovë shumë të mirë.

Zhegrova realizon një perlë të vërtetë nga rreth 20-21 metra, godet anash 16-shit dhe topi futet në këndin e epërm të djathtë. 

Futbollistët David (28' e 51') dhe Zhegrova (71') shënuan për fitoren e udhëtuesve. 

Zhegrova është zëvendësuar në minutën e 77-të.

LIlle bën hapin e madh drejt çerekfinales së Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat