Ajax baras me Aston Villën, Ramaj titullar

Futboll

Ajax baras me Aston Villën, Ramaj titullar

Nga: K. G. Më: 7 mars 2024 Në ora: 20:41
Aston Villa

Ajax ka luajtur baras (0:0) me Aston Villën. 

Skuadra anglez doli e pamposhtur nga Amsterdami ngase nuk e kishte të lehtë për faktin se mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 83-të. 

Konsa është përjashtuar me karton të kuq pas dy verdhëve.

Portieri shqiptar Diant Ramaj është paraqitur titullar për Ajax-in, duke treguar formë të mirë. 

Ky barazim me shumë i shkon për shtati Aston Villës për sfidën e kthimit në Birmingham, në kuadër të së tetës së finales së Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat