Crouch e këshillon Xabi Alonson

Futboll

Crouch e këshillon Xabi Alonson

Më: 8 mars 2024 Në ora: 14:59
Xabi Alonso

Thashethemet për të ardhmen e Xabi Alonso nuk ndalen.

Në Gjermani, Bayern Munich është në gatishmëri për atë që ndodh me trajnerin spanjoll. Në Angli tashmë shumë e lidhin me stolin e Liverpool-it. Megjithatë, Peter Crouch ka guxuar t’i japë këshilla mikut të tij Xabi përballë kësaj “breshërie” ofertash.

“Unë mendoj se Xabi Alonso është kandidati më i spikatur për stolin e Liverpool, i pari në listë. Ai ka bërë gjëra të pabesueshme me Bayer Leverkusen, e njeh Liverpoolin nga brenda dhe jashtë”, – tha ish-sulmuesi anglez. Xabi Alonso është në fazën e tij të parë si trajner, karrierë e cila filloi në ekipin rezervë të Real Sociedad.

Në tetor 2022 ai bëri hapin e fundit drejt elitës, duke nënshkruar për Bayer Leverkusen. Rezultatet e tij të shkëlqyera në një kohë kaq të shkurtër kanë bërë që të jetë në agjendat e klubeve të mëdha në Evropë.

“Kam luajtur me të, e njoh personin. Ai është një njeri fantastik. Shumë studioz, gjithmonë bënte pyetje dhe kuptohej se do të bëhej trajner. Do doja shumë të pasonte Jurgen Klopp te Liverpool-i. Vetëm koha do ta tregojë nëse do të ndodhë”.

Për momentin, Xabi vazhdon të triumfojë në Leverkusen. Natyrisht, mund ta shkundë merkaton nga një moment në tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat