Perez nuk ndalet me Mbappen por ka edhe një synim

Futboll

Perez nuk ndalet me Mbappen por ka edhe një synim

Më: 9 mars 2024 Në ora: 12:48
Erling Halland

“Real Madridi? Askush nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja”. Këto janë fjalët e Erling Halland në konferencën për shtyp që i parapriu ndeshjes së Champions League ndaj Kopenhagen. Edicioni i sotëm i gazetës spanjolle “As” zbulon se çfarë fshihet pas këtij qëndrimi të mbajtur nga sulmuesi norvegjez.

Para së gjithash tregon që nuk është e vërtetë se mbërritja e Mbappe në Madrid ka mbyllur rrugët e norvegjezit drejt “Bernabeu”. Pastaj është fakti që Haaland, pavarësisht se ka bërë mirë te Manchester City, ka ëndërruar gjithmonë për fanellën e bardhë.

Me pak fjalë, operacioni nuk është mbyllur plotësisht. Përfaqësuesja e norvegjezit, Rafaela Pimienta, ka rrëmbyer një kontratë veçanërisht të favorshme për klientin e saj te Manchester City. Në fakt, ekziston një klauzolë që lejon Haaland të largohet, nga vera e vitit 2024, në çdo klub tjetër, përveç Premier League. Kjo shifër bie vit pas viti.

Nëse sulmuesi do të rinovonte kontratën e tij, që skadon në vitin 2027, sipas vullnetit të shprehur tashmë nga Manchester City dhe gjithmonë sipas “As”, Pimienta sigurisht që do të vazhdojë ta lërë derën hapur për t’i lejuar klientit të saj ta ndryshojë fanellën. Dhe e vetmja fanellë për të cilën norvegjezi është vërtet i interesuar është ajo e bardha, e Real Madridit.

Për Florentino Perez, megjithatë, do të ishte problem të shpenzonte një shumë të madhe parash. “Bernabeu” i ri me siguri do t’i lejojë “Los Blancos” të marrin burime të reja ekonomike (flitet për 150 milionë euro të tjera, duke filluar nga sezoni i ardhshëm).

Sidoqoftë, logjika e kufirit të pagave mund të përbëjë një problem të madh, duke qenë se tashmë është njoftuar, për shembull, se Mbappé nuk do të fitojë më shumë se Bellingham, duke marrë 30 milionë euro bruto në vit, që është 15 milionë euro neto, më pak se gjysma e asaj që fiton tani te PSG dhe e asaj që, pak a shumë, Haaland merr te Manchester City.

Për norvegjezin do të ishte më pas problemi i të drejtave të imazhit, të cilat te Manchester City menaxhohen tërësisht nga vetë lojtari, ndërsa në Madrid është tendenca për t’ia marrë gjysmën. Një situatë që ka qenë shkak për diskutime edhe me përfaqësuesit e Mbappes. Të gjitha çështjet, gjithsesi, mund të kapërcehen nga dëshira e Haaland për të realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë, të luajë me Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat