Shehi: Të harrojmë Kupën, të rikthehemi te fitorja

Futboll

Shehi: Të harrojmë Kupën, të rikthehemi te fitorja

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:30
Shehi

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Erzenit, që do të luhet nesër në orën 14:00 në Rrogozhinë. Tekniku kërkon që të harrohet eliminimi nga Kupa e Shqipërisë dhe thekson se Partizani synon rikthimin te rezultatet pozitive, duke nisur që nga sfida e nesërme.

Si e prisni ndeshjen ndaj Erzenit, pas eliminimit në kupë?

Sigurisht pas asaj ndeshje në kupë hidhërimi ka qenë i madh, por në futboll ka dinamika dhe nesër vjen ndeshje tjetër, kompeticion tjetër që kërkon vlerësim maksimal. Duhet impenjim për tu rikthyer edhe te rezultatet e mira.

Për fat të keq grupi nuk është i plotë. Përpos mungesave që dihen do të mungoj Rrapaj sikurse kemi humbur edhe Mehmetin, ndërsa pjesa tjetër është e gatshme për ndeshjen e nesërme.

Vështirësia për të motivuar ekipin?

Ne jemi të ndërgjejshëm që duhet të bëjmë maksimumin për tu rikthyer te fitorja, duke mos menduar për atë që ka kaluar. Eshtë e dhimbshme por ajo që ka ndodhur është fakt dhe duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. Pas ndeshjes, por edhe këto ditë te lojtarët mërzitja ka qenë prezente. Jemi munduar që ta kalojmë, të fokusohemi te ndeshja ndaj Erzenit dhe mendoj që të gjithë do të japin maksimumin për tu rikthyer te fitorja.

Rrapaj do të mungoj si pasojë e pezullimit?

Rrapaj do të mund të ishte prezent në ndeshjen ndaj Erzenit, pasi klubi do të paguante pjesën e mbetur të pezullimit. Ai dje ka munguar pasi ka qenë me temperaturë. Edhe sot shpresonim që ai të ishte në gjendje më të mirë shëndetësore. Mungesa e tij nesër është vetëm për arsye shëndetësore, pasi pezullimi është ezauruar dhe klubi ishte i gatshëm që të paguante për ta patur Rrapajn në fushë.

Të dyja ekipet nesër vijnë pas 120 minutash të luajtura në kupë. Mendoni se nesër ndeshja do të zgjidhet nga episode?

Jemi koshient që futbolli vendoset nga episodet. Të dyja skuadrat kanë luajtur 120 minuta. Ne kemi një ndryshim, panvarësisht se kemi luajtur një ditë më përpara se Erzeni, kemi zhvilluar dy ndeshje në fushë sintetike, pra ngarkesa është akoma më e madhe. Këto ditë jemi munduar që të freskojmë skuadrën, por mendoj që për të dy ekipet lodhja do të jetë prezente.

Statistikat tregojnë që Partizani vuan të fitojë në trasfertë?

Statistikat janë shumë larg. Ne kërkojmë që të fitojmë nesër për t’ju afruar kreut. Pas një fitore në kampionat dhe një eliminimi në kupë kërkojmë që të rikthehemi te fitorja pa menduar statistikat si janë.

Në dy përballjet e sezonit Erzeni dhe Partizani rregjistrojnë nga një fitore?

Në këtë situatë ku jemi e përmenda që ne na duhet të rikthehemi te fitorja, panvar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat