Sulmuesi shqiptar më i miri në fushë, por ia prish festën Baloteli

Futboll

Sulmuesi shqiptar më i miri në fushë, por ia prish festën Baloteli

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:55
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola në ndeshjen e sotme të Superligës turke, por në fund nuk iu gëzua një fitoreje edhe pse ishte më i miri në fushën e lojës.

Sulmuesi shqiptar realizoi dy here me penallti, të dytën me “Panenka”, në barazimin 2-2 të skuadrës së tij ndaj Adana Demirspor.

Dukej se Koniaspori do të vazhdonte serinë e sukseseve, pasi kishte marrë dy fitore radhazi në ndeshjet e mëparshme. Por një gol në minutën e 87 nga Mario Baloteli, u hoqi nga duart tre pikët, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-2.

Megjithatë, për Cikalleshin mbetet një paraqitje mëse e mirë për 63 minuta ku ishte në lojë, pasi me notën 8,3, ai është vlerësuar nga “SOFASCORE” si lojtari më i mirë i kësaj ndeshje, në bazë të statistikave që regjistroi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat