Shqiptari me dy gola në Spanjë, por skuadra e tij mposhtet me përmbysje

Futboll

Shqiptari me dy gola në Spanjë, por skuadra e tij mposhtet me përmbysje

Nga: K.G. Më: 9 mars 2024 Në ora: 20:33
Myrto Uzuni feston me shqiponjë

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka dëshmuar lojë të më mirë dhe realizoi dy gola, megjithatë skuadra e tij, Granada mposhtet si vendas me përmbysje me rezultat 3:2 nga Sociedadi.

Në minutën e 21-të, Uzuni mori përsipër penalltinë e Granadës dhe shënoi  për 1:0.

Mysafirët barazuan me golin e futbollistit Sadiq në minutën e 33-të.

Në fund të pjesës së parë, Myrto Uzuni godet sërish, sulmuesi “kuqezi” shënon me kokë dhe 2:1.

Le Normand në minutën e 80-ta ka barazuar rezultatin.

Uzuni është zëvendësuar në minutën e 81-të.

Andre Silva në minutën e 85-të ia siguroi fitoren Sociedadit.   

Sociedad është në vend të gjashtë me 43 pikë e Granada në të19-tin me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat