Ironia e Cikalleshit

Futboll

Ironia e Cikalleshit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 23:15
Sokol Cikalleshi

Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola nga pika e bardhë në barazimin 2-2 që skuadra e tij, Konyaspor arriti përballë Adana Demirspor

“E bëmë bajat me penalltitë, por duhen bërë golat”.

Kështu sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi ka ironizuar me një postim në rrjetet sociale pas dy golave të shënuar me penallti në barazimin 2-2 që skuadra e tij, Konyaspor arriti përballë Adana Demirspor. Më pas Cikalleshi ka theksuar:

“Fatkeqësisht nuk shkuam më shumë se barazimi sonte! Vazhdojmë përpara të bashkuar”.

Sulmuesi kavajas zhbllokoi takimin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të dhe dyfishoi shifrat, sërish nga 11 metrat, në minutën e 45-të, ngjitet në kuotën e 11 golave në kampionat këtë sezon. U zëvendësua në minutën e 62-të, kur skuadra e tij po fitonte me rezultatin 2-1, ndërsa takimi u mbyll në barazim 2-2.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat