Motta: Ndodh gjithmonë e njëjta gjë

Futboll

Motta: Ndodh gjithmonë e njëjta gjë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 23:56
Thiago Motta

Pas 6 fitoreve radhazi në kampionat, që e katapultuan në vendin e katërt, Bologna u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Interi, teksa Thiago Motta u shfaq dukshëm nervoz në minutat e fundit të takimit.

Trajneri italo-brazilian u përfshi edhe në një debat me Dumfries, teksa u desh edhe ndërhyrja e Inzaghit për të qetësuar situatën, ndërsa pas ndeshjes shpjegoi edhe arsyet e nervozizmit.

“Në fakt më erdhi keq, pasi u dhanë 5 minuta shtesë, por nuk u luajtën as 2.

Është bërë një sjellje e zakonshme kjo tashmë, që në minutat e fundit lojtarët ndërpresin shpesh lojën dhe thuajse nuk luhet fare. Për këtë isha edhe nervoz”, u shpreh Motta.

Trajneri i Bolognës megjithatë nuk ngurroi të komplimentojë edhe kundërshtarin, ashtu si edhe futbollistët e tij për paraqitjen e dhuruar.

“Duhet t’i bëjmë komplimente edhe Interit, që po kalon një formë të shkëlqyer dhe bëri atë që duhej për të marrë fitoren. Ne luajtëm shkëlqyer, por që të fitosh ndeshje të tilla, duhet të përmirësosh shumë aspekte.

Nuk mund të pësosh një gol të tillë ndaj Interit, sepse në disavantazh ndaj tyre komplikohet gjithçka”, u shpreh Motta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat