Hoenes rinovon kontratën

Futboll

Hoenes rinovon kontratën

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:38
Sebastian Hoenes

Bayerni i Mynihut mbetet në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, pasi Thomas Tuchel do të largohet në fund të muajit maj, sipas marrëveshjes së arritur me drejtuesit e klubit.

Një nga kandidatët e mundshëm ishte edhe Sebastian Hoenes, i cili po bën mjaft mirë në stolin e Stuttgartit.

Megjithatë ish-mesfushori 41-vjeçar ka rinovuar kontratën me klubin e Stuttgartit, duke dalë kështu nga gara për stolin e Bayernit.

Favoriti kryesor për t’u ulur në pankinën e bavarezëve mbetet Xabi Alonso, i cili po drejton me sukses Bayer Leverkusenin dhe pëlqehet shumë në Mynih pikërisht edhe për shkak të një të shkuare i futbollist te Bayerni.

Ndërkohë emra të tjerë që pëlqehen janë edhe italiani Roberto De Zerbi e gjermani Jurgen Klopp, megjithatë të gjitha këto janë opsione që mund të marrin jetë në rast dështimi të marrëveshjes me Xabi Alonson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat