Liverpool – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Liverpool – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare

Më: 10 mars 2024 Në ora: 16:15
Formacionet zyrtare

Derbi i javës në Evropë do të zhvillohet sot në kuadër të javës së 28-të në Premierligë, mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë ditur të jenë të forta dhe tejet interesante, dhe e tillë pritet të jetë edhe sot.

Të dy skuadrat janë në garën e ngushtë me Arsenalin për titullin e kampionit, andaj pikët në këtë në fazë janë të rëndësisë së madhe.

Liverpooli momentalisht renditet i dyti në tabelë me 63 pikë, kurse Man City është i treti me një pikë më pak. Arsenali është lider me 64 pikë.

“Të Kuqtë” hyjnë në këtë ndeshje pas katër fitoreve rresht në kampionat, kurse “Qytetarët” pas tri fitoreve.

Përballja e parë e këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në stadiumin “Etihad” në nëntor të vitit të kaluar, ishte mbyllur baras – 1:1.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në “Anfield”, me fillim prej orës 16:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat