Daja: Jemi me këmbë në tokë

Futboll

Daja: Jemi me këmbë në tokë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 16:20
Daja

Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Malishevës në përballjen e xhiros së 24-të në ALBI Mall Superligën e Kosovës.

Gripshi dhe Danfa realizuan golat për vendasit, duke rikthyer Ballkanin në pozitën e parë tabelare, shkruan Gazeta Olle. Në fund të ndeshjes, Ilir Daja i lumtur me fitoren e skuadrës së tij tha se janë me këmbë në tokë.

“Luajtëm me Malishevën që në javët e fundit besoj se ka qenë ekipi më i mirë po t’i shohim pikët e fituara. Të dyja ndeshjet ishin të vështirë. Malisheva ka rritur niveli ne lojës”.

“Dy ndeshjet brenda pak ditësh motivi nuk ishte i njëjtë. Ndeshjen e parë e fituam me gola. Kundërshtari kishte ndryshuar taktikë dhe na u desh kohë për t’u përshtatur. Të mposhtësh dy ndeshje vendin e katërt, besoj është gjë pozitive”, ka thënë Daja.

Krejt në fund Daja ka thënë se janë me këmbë në tokë pasi ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit.

“Kampionati është i hapur deri në javë ne fundit, pasi me pikë jemi aty. Jemi me këmbë në tokë. Vjet ishim më keq. Nëse jemi me këmbë në tokë dhe vazhdojmë, besoj se do të jemi konkurrenti kryesor për të marrë titullin e tretë në Kosovë”, ka theksuar Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat