Allegri, në vend të Xavit te Barcelona?

Futboll

Allegri, në vend të Xavit te Barcelona?

Më: 10 mars 2024 Në ora: 18:59
Allegri e Xavi

Joan Laporta është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm: takim me Flick, por propozohet edhe Allegri.

Massimiliano Allegri te Barcelona?

Një lajmi që vjen nga Franca e afron trajnerin e Juventusit, me një të ardhme ende për t'u vendosur, me klubin katalanas, i cili është në kërkim të një zëvendësuesi për  Xavin, duke qenë se trajneri aktual i katalanasve tashmë ka njoftuar se do të largohet në fund të vitit.  

Sipas  Santi Aouna, gazetari i FootMercato, emri i Max iu propozua drejtuesve të Barçës, gjë që megjithatë nuk i bind të gjithë brenda klubit.

Nuk është rastësi që Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, u takua me Hansi Flick. Ish-trajneri i Bayern  dhe kombëtares gjermane është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e Blaugrana dhe është në rreshtin e parë.

“Nuk ka shumë trajnerë të nivelit të lartë në treg. Shumica janë nën kontratë, nuk ka shumë alternativa në dispozicion. Barça ka një stil që të gjithë e njohin edhe nëse nuk ka një portret perfekt të trajnerit ideal. Kombësia e tij nuk ka rëndësi: ajo që ka rëndësi është cilësia, ambicia”, ka thënë së fundmi Deco, drejtor sportiv i klubit katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat