Klopp: Kurrë në jetë nuk e kisha parë Manchester Cityn duke vuajtur ashtu si sot ndaj nesh

Futboll

Klopp: Kurrë në jetë nuk e kisha parë Manchester Cityn duke vuajtur ashtu si sot ndaj nesh

Më: 10 mars 2024 Në ora: 22:23
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka mbetur mjaft i kenaqur nga paraqitja e Liverpool sot ndaj Manchester City: “Kam parë shumë futboll.

Unë nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë Manchester Cityn të vuaje se si ata vuajten dhe luftuan sot në pjesën e dytë. Kam parë kaq shumë shfaqje të bujshme sot. Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm”

“10 minutat e para ishim në nxitim dhe nuk ishim me mendjen ne fushe.

Pjesa e dytë ishte më e mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër Cityt! Futboll i jashtëzakonshëm wow!”

Klopp foli edhe për kontaktin Doku-Mac Allister: “Ai mund të godasë topin vetëm sepse këmba e tij është pikërisht aty. Ata thonë: goditi topin.

Por nëse topi nuk është aty ai e vret kundershtarin, këmba nuk ka lidhje me të!”.

“Arbitri do të gjejë diçka, të tjerat gjithashtu [për ta justifikuar]”, tha për Sky.

Klopp foli edhe për Pep Guardiola: “Pasi të dalim në pension, ne mund të bëhemi miq. Atij i pëlqen golfi, mua nuk më pëlqen golfi. Luaj padel… ai mund të luajë padel, pasi ai është spanjoll".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat