Villarreali përmbys Betisin në “Villamarin”

Futboll

Villarreali përmbys Betisin në “Villamarin”

Më: 10 mars 2024 Në ora: 23:18
Villarreali

Vjen fitorja e tretë radhazi në La Liga për Villarrealin, që katapultohet në mesin e tabelës, duke iu larguar përfundimisht rrezikut të rënies.

“Nëndetësja e Verdhë” përmbysi 2-3 Betisin në “Villamarin”, në një ndeshje të tensionuar, ku u nxorën dy kartonë të kuq, një për secilën skuadër në minutën e 70-të (u ndëshkuan Avila dhe Moreno).

Goli e parë të takimit e shënuan vendësit me Rodriguez në minutën e 30-të, por vetëm 10 minuta më vonë barazoi Baena.

Në kohën shtesë të fraksionit hapës erdhi i dytë i Betisit me Willian Jose.

Në pjesën e dytë Villarreali i shfaq skuadër më cinike, duke e gjetur dy herë golin: njëri ishte autogol i Papastathopoulos, ndërsa të fitores e shënoi Sorloth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat