​Xhaka: S’kemi fituar ende asgjë, janë edhe nëntë finale

Futboll

​Xhaka: S’kemi fituar ende asgjë, janë edhe nëntë finale

Më: 11 mars 2024 Në ora: 09:30
Granit Xhaka

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka tha të dielën se ai ka shfrytëzuar dhimbjen e humbjes së titullit të Premierligës vitin e kaluar me Arsenalin si motivim në rrugën drejt tiullit kampion me Bayer Leverkusenin ne Bundesligë.

Leverkusen mundi Ëolfsburgun me 10 lojtarë me rezultat 2-0 në shtëpi për të rikthyer epërsinë e tyre ndaj Bayern Munich të vendit të dytë në 10 pikë me nëntë ndeshje të mbetura deri ën fund të sezonit, duke e vendosur skuadrën e Xabi Alonsos në rrugën e duhur për titullin e parë në histori.

Xhaka iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali në verë. Sezonin e kaluar, Arsenali në një moment kishte një avantazh prej tetë pikësh në krye të tabelës së Premier Ligës, por përfundimisht e humbi titullin duke ia dorëzuar atë Manchester Cityt.

“Është sinqerisht e vështirë të përshkruash ndjenjën me fjalë, kur je përballë për kaq shumë kohë, por më pas kapesh, si vitin e kaluar me Arsenalin”, tha Xhaka.

“Shpresoj që të mos ndodhë më, kemi nëntë ndeshje, nuk kemi fituar ende asgjë. Duhet të vazhdojmë të punojmë, të qëndrojmë gati. Ne e dimë se javët e ardhshme do të jenë brutalisht të rëndësishme për ne.", shtoi reprezentuesi zviceran, përcjellë KosovaPress.

"Ne kemi pasur presion që nga ndeshja jonë e parë. Pavarësisht nëse të tjerët fitojnë apo jo, ne duhet të bëjmë punën tonë. Kanë mbetur nëntë ndeshje për të përfunduar, sot ne hodhëm hapin e parë. Tani, ne do ta kthejmë fokusin tonë tek e enjtja dhe Freiburg", tha në fund Xhaka.

Leverkusen pret Qarabag në Ligën e Evropës të enjten, duke e ditur se fitorja do t'i dërgonte në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat