Ndahen 2.4 milionë euro për rinovimin e stadiumit të Shtimes

Futboll

Ndahen 2.4 milionë euro për rinovimin e stadiumit të Shtimes

Më: 11 mars 2024 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Janë ndarë 2.4 milionë euro për rinovimin e tërësishëm dhe zgjerimin e stadiumit të Shtimes.

Kështu bënë me dije Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë në një njoftim në Facebook.

Stadiumi i qytetit do të jetë modern dhe sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së.

Projekti do të përmbajë ndërtimin e tribunave të reja për rreth 1 mijë e 200 shikues si dhe pjesët tjera përcjellëse te stadiumit siç janë zhveshtoret, hapësira teknike e hapësira për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat