Al-Nassr eliminohet nga Liga e Kampionëve e Azisë

Futboll

Al-Nassr eliminohet nga Liga e Kampionëve e Azisë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 06:15
Cristiano Ronaldo

Al-Nassr është eliminuar nga AFC Liga e Kampionëve, teksa Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet pa një trofe të madh.

Skuadra saudite u eliminua në çerekfinale të kësaj gare, duke pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë ndaj Al-Ain, me këtë të fundit që ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultatin 1:0.

Përballja e dytë e luajtur sonte në “KSU Stadium” përfundoi me rezultatin 3:2 në të mirë të vendasve, duke bërë kështu që fituesi të vendosej pas penalltive.

Cristiano Ronaldo (118’) shënoi një gol nga penalltia gjatë, por që ishte i pamjaftueshëm për të arritur përmbysjen.

Futbollistët e Al-Ain u treguan më të saktë nga 11-metërshi, ku triumfuan me rezultatin 1:3.

Vetëm Ronaldo shënoi për skuadrën e tij.

Ylli portugez rrezikon ta mbyllë edhe këtë sezon pa trofe të madh në Arabinë Saudite, pasi edhe në ligë ka mbetur 12 pikë prapa liderit, Al-Hilal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat