​Arsenal-Porto, formacionet e mundshme

Futboll

​Arsenal-Porto, formacionet e mundshme

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Lideri e Premier Ligës, Arsenali ka punë të vështirë për të bërë sonte mbrëma teksa mirëpresin Porton në “Emirates”, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Mikel Artetës pësoi disfatë minimale 1-0 në minutat e fundit të ndeshjes me golin e realizuar nga Galeno. Kështu, ka një deficit për nikoqirët që duhet ta përmbysin pasi synojnë të kalojnë në çerekfinale të këtij kompeticioni për herë të parë që nga viti 2010.

Në fushë, Arteta pritet ta hedh formacionin më të mirë, edhe pse ka mungësën e Timber për shkak të lëndimit, ndërsa nuk janë në kushtet më të mira fizike edhe Martinelli dhe Tomiyasu.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Jorginho, Rice, Odegaard; Saka, Havertz, Martinelli.

Porto: Costa; Mario, Pepe, Otavio, Wendell; Conceicao, Gonzalez, Varela, Galeno; Pepe, Evanilison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat