Orges Shehi nis “misionin” për Teutën

Futboll

Orges Shehi nis “misionin” për Teutën

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:02
Partizani

Partizani pas fitores spektakolare 5-0 ndja Erzeni ka kthyer fokusin te sfida e radhës në kampionat.

Demat do të luajnë me Teutën në kuadër të javës së 28-të të Superiores, takim që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 17:00 ditën e shtunë.

Një takim shumë i rëndësishëm për të kuqtë që kërkojnë vazhdimësinë dhe çdo hap fals në kampionat do t’i largonte nga dy vendet e para në klasifikim. Për këtë Orges Shehi ka nis të mendojë për misinon e 3 pikëve ndja durrsakëve.

Nuk do ta ketë aspak të lhetë, pasi do të ketë mungesa të rëndësishme për këtë takim.

Marcelino Preke u ndëshkua me karton të kuq nda Erzenit dhe do të jetë i pezulluar, ndërsa Adnard Mehmeti dhe Mensah ende nuk kanë mundur të rikuperohen dhe do të vazhdojnë të mungojnë edhe ndaj “djemve të detit”.

Ndërkohë lajm i mirë për Shehin janë rikthimet e Xhuliano Skukës dhe Arinaldo Rrapajt. Të dy lojtarët do të jenë të gatshëm dhe pritet të marrin një fanelë titullari në sfidën e së shtunës.

E vetmja dilemë për timoneirin e të kuqve është Paulo Buxhelaj, i cili la fushën i dëmtuar ndaj shijakasve dhe gjendja e tij do të rishikohet deir para sfidës me Teutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat