Nis ankandi për talentin e Wolves

Futboll

Nis ankandi për talentin e Wolves

Më: 12 mars 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Të gjithë janë të çmendur për Pedro Neto. Në Angli ka nisur gara për anësorin e djathtë të Wolverhampton, i cili ka grumbulluar dy gola dhe nëntë asistime në Premier League këtë sezon.

Lojtari 24-vjeçar është i lidhur me Wolves me një kontratë deri më 30 qershor 2027, por ai mund të ndryshojë fanellën verën e ardhshme. Sipas asaj që u raportua nga e përditshmja “The Telegraph”, lojtarin e ndjekin praktikisht të gjitha skuadrat e mëdha në Premier League.

I fundit që i është bashkuar listës është Manchester City, ndërkohë që prej kohësh Pedro Neto ndiqet nga Liverpool, Newcastle, Manchester United dhe Arsenal.

Portugezi është në sezonin e tij të pestë me skuadrën e Wolves, ku në 134 ndeshje zyrtare ka ralizuar 14 gola. Gjithsesi, skuadra e Wolverhampton ka ngritur disi pretendimet e saj financiare për lojtarin, për të cilin kërkon 60 milionë stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat