Shkarkohet trajneri i njohur spanjoll

Futboll

Shkarkohet trajneri i njohur spanjoll

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:51
Shkarkohet trajneri i njohur spanjoll

Rafa Benitez nuk është më trajner i Celta Vigos. Klubi galician ka njoftuar vendimin për shkarkimin e ish-trajnerit të shumë skuadrave të njohura në Evropë si Valencia, Real Madrid, Liverpool Inter dhe Napoli.

Humbja 4-0 e pësuar fundjavën e kaluar ndaj Realit të Carlo Ancelottit ishte vendimtare për shkarkimin e spanjollit.

Me 7 humbje në 10 ndeshjet e fundit, Celta Vigo ka rrëshqitur afër zonës së rënies. Një performancë negative e cila e shtyu klubin të zgjedhë një ndryshim në menaxhimin teknik.

Benitez iu bashkua Celta Vigos në verën e vitit 2023 dhe largohet nga klubi spanjoll pas tetë muajsh në krye.

Celta Vigo publikoi ​​një shënim zyrtar në të cilin njoftoi vendimin për të shkarkuar Benitez:

“Rafa Benítez dhe stafi i tij teknik largohen nga RC Celta pas tetë muajsh angazhim absolut dhe përkushtim të plotë, por skuadra nuk arriti rezultatet e pritura nga klubi.

Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për Rafa Benítezin dhe për ndihmësit e tij për angazhimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin që kanë treguar që nga ardhja e tyre dhe për punën e palodhur që kanë bërë. Gjithashtu RC Celta i uron fat dhe suksese në të ardhmen.”

Që kur u ul në stolin e Celta Vigos, Rafa Benitez ka shënuar 9 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje në të gjitha garat, me një mesatare prej 1.09 pikësh për ndeshje.

Shtatë humbje kanë ardhur në dhjetë ndeshjet e fundit të La Ligas, me skuadrën galiciane tashmë në vendin e 17-të, vetëm dy pikë larg zonës së rënies.

Në Kupën e Mbretit, Celta Vigo u eliminua në çerekfinale pas humbjes 2-1 në shtëpi kundër Real Sociedadit më 23 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat