Skandali trondit kampionatin

Futboll

Skandali trondit kampionatin

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Një tërmet i vërtetë, i aftë për të përmbysur pjesën e fundit të kampionatit. Një skandal i ri trondit botën e futbollit dhe mund të ketë pasoja të rënda në të ardhmen e kampionatit, por edhe të kombëtares.

Është Fecafoot, Federata e Futbollit të Kamerunit, ajo që ngre zërin, duke pezulluar 62 lojtarë. Kjo kuptohet duke parë listën e lojtarëve që do të mund të marrin pjesë në fazën finale të kampionatit të Kamerunit që do të japë titullin, por edhe kualifikimet për kupat kontinentale dhe rëniet nga kategoria.

Gjashtëdhjetë e dy lojtarë nuk do të marrin pjesë në fazën finale, të paktën derisa të sqarojnë pozicionin e tyre. Ky është numri total i futbollistëve që janë pezulluar nga federata vendase e futbollit me një arsye që nuk lë vend për dyshim: identitetin e dyfishtë.

Në praktikë, lojtarët e pezulluar akuzohen se kanë gënjyer për moshën e tyre dhe tani do të duhet të provojnë pafajësinë e tyre për t’u rikthyer në fushë.

Mes lojtarëve të ndaluar është edhe Wilfried Nathan Douala, zyrtarisht lojtari më i ri i Kupës së Kombeve të Afrikës 2024 dhe shoku i tij i skuadrës Richmond Nji, golashënuesi më i mirë i kampionatit me 12 gola të shënuar për Victoria United.

Situata është komplikuar kështu me fillimin e fazës finale që do të nisë më 17 mars dhe që rrezikon të shohë të përjashtuar disa nga protagonistët më të pritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat