Ademi viziton punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas

Futboll

Ademi viziton punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:28
Pamje nga vizita

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku po punohet intensivisht për ta përgatitur për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëre.

“Përgëzova kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci për përkushtimin e tij për sportin, e veçanarisht për futbollin me rregullimin e një stadiumi të tillë.” thuhet në postimin e Ademit.

Tutje i pari i FFK-së ka uruar që ky impiant sportiv  të jetë i gatshëm në korrik me të gjitha kriteret për t’u zhvilluar  ndeshjet ndërkombëtare të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të kategorive të reja.

Nëse këto punime përfundojnë sipas planit, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jenë si alternativë për ndeshjet ndërkombëtare edhe stadiumet “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat