​Kjo është situata e Ortegas te City, Ederson mungon 3-4 javë

Futboll

​Kjo është situata e Ortegas te City, Ederson mungon 3-4 javë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 19:00
Ederson

Gazetari gjerman, Florian Plettenberg e ka qartësuar situatën e portierit Stefan Ortega te Manchester City.

Së fundmi, ka pasur bisedime mes kampit të Ortegas dhe shefave të Cityt për një rinovim të kontratës përtej vitit 2025, bisedime këto pa ndonjë rezultat.

Ederson do të mungojë për 3-4 javët e ardhshme, ndërsa Ortega do ta zëvendësojë atë dhe do të jetë titullar kundër Newcastle United në FA Cup.

Fokusi aktual i Ortegas është në ndeshjet e radhës. Është një fazë tejet e rëndësishme për të dhe Manchester Cityn. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat