Mediat italiane tregojnë situatën shqetësuese të Ismajlit

Futboll

Mediat italiane tregojnë situatën shqetësuese të Ismajlit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 19:34
Adrian Ismajli

Adrian Ismajli është padyshim një shtyllë kyçe për Kombëtaren shqiptare dhe tajnerin Silvinjo.

Mbrojtësi “kuqezi” ishte një ndër lojtarët me kontributin më të madh gjatë kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.

Pavarësisht kësaj, grumbullimi i tij me Kombëtaren për këto ndeshje miqësore mund të jetë në rrezik. Kjo jo për shkak të formës jo të mirë apo së trajneri nuk ka më besim tek ai, por nga një lëndim që pësoi fundjavën e kaluar duke luajtur me Empolin.

Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi shqiptar ka pësuar një tendosje të muskulit në kofshën e majtë në duelin e fundit ndaj Milanit, çka mund ta lërë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Klubi ka frikë që dëmtimi mund të përkeqësohet, prandaj nuk do ta aktivizojë në ndeshjen e radhës që do të kenë kundër Bolonjës, në mënyrë që të mund ta kenë gati pas përfundimit të pushimit së kombëtareve.

Lajm vërtet i hidhur për Kombëtaren shqiptare, sepse akoma nuk dihet nëse Ismajli do të rikuperohet 100% për t’u rikthyer në fushën e lojës dhe të japë kontributin e tij në duelet e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.

Ndërsa Silvinjo nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi lista me emrat përfundimtarë për grumbullimin pritet të publikohet të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat