Inzaghi sfidon Atleticon: Nuk kemi lindur në Stamboll

Futboll

Inzaghi sfidon Atleticon: Nuk kemi lindur në Stamboll

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:42
Inzaghi

Trajneri I zikaltërve: “Do të jetë e komplikuar, ne e njohim Simeone dhe në shtëpi kjo skuadër transformohet”

Titulli kampion në Serinë A është pothuajse i “blinduar”, për Interin është koha të mendojë për Champions League. Për Simone Inzaghin ka një kualifikim për në çerekfinale që do të arrihet duke mbrojtur 1-0 të shënuar nga Arnautovic në ndeshjen e parë në “San Siro”.

“Nuk do të spekulojmë me avantazhin – siguroi Simone Inzaghi. - por ne e dimë se do të jetë një ndeshje intensive”. Për Interin është një tjetër provë e nivelit të lartë: “Ne nuk kemi lindur në Stamboll, megjithatë, në tre vjet kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera në Champions League”.

A ka lindur ky Inter në Stamboll?

“Nuk jam dakord, shikoj rrugëtimin tre vjeçar dhe atë që bëmë edhe në kupa, duke kapërcyer një grup të vështirë, duke luajtur ndeshje të shkëlqyera kundër Liverpoolit dhe Realit. Në tre vitet e fundit ne kemi shkuar gjithmonë në fazën e 16-shes, gjë që nuk ishte diçka e mirëqenë në 10 vitet e mëparshme.

Kundër Atletico-s e dimë se do të jetë e komplikuar sepse ata transformohen në shtëpi, ne do të duhet ta interpretojmë sa më mirë që të mundemi me avantazhin minimal që kemi”.

Simeone dëshiron një ekip shumë sulmues, a është kjo më mirë për ju?

“Këtë vit dolëm mirë kundër ekipeve që erdhën për të na sulmuar, por edhe ndaj atyre që na prisnin. Ata ndryshojnë gjatë ndeshjes dhe kanë lojtarë cilësorë. Sigurisht që do të jetë një garë shumë intensive dhe do të duhet t'i menaxhojmë mirë vështirësitë”.

A ka ndonjë ngjashmëri me Interin e Mourinhos?

“Të gjithë e dimë historinë e tripletës, diçka e mrekullueshme. Ne bëjmë rrugëtimin tonë, arritëm në finale në Stamboll me krenari. Tani duam të bëjmë rrugën tonë, duke lënë mënjanë kampionatin për një moment. E kemi përgatitur mirë”.

Çfarë prisni nga Atletico?

“Nuk mund ta di se çfarë po studion Simeone, por e di që ata luajnë me sistemin tonë dhe ndonjëherë luajnë 4-4-2. Diferencën do ta bëjë interpretimi i lojtarëve dhe jo formacioni, por ne kemi ardhur këtu për të luajtur një ndeshje të rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat