Klauzola e çuditshme

Futboll

Klauzola e çuditshme

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:38
Armando Broja

Sipas “Daily Mail” marrëveshja mes Çelsit dhe Fulhamit për huazimin e Armando Brojës ka diçka të pazakontë. Shqiptari nuk po aktivizohet në “Craven Cottage” dhe ky fakt pritet që të mushë arkat e klubit të Çelsit me plot 4 milionë stërlina.

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve Fulham nuk do t’i paguante Çelsit asnjë shumë nëse Broja do të aktivizohej në më shumë se 60% të ndeshjeve.

Kur klubet gjetën akordin Fulham kishte ende në program 16 takime.

Nëse Fulahm nuk aktivizon Brojën qoftë edhe për një ndeshje nga tani e tutje atëherë klubit në fjalë i duhet që t’i paguajë Çelsit plot 4 milionë stërlina.

Sipas “Daily Mail”, Çelsi bëri këtë marrëveshje me shpresën se Broja do të kishte impakt pozitiv në klubin e Fulhamit dhe do të bindte drejtuesit e skuadrës që ta blinin në verë. Por realiteti është ndryshe dhe me këtë marrëveshje Çelsi duket se ka dashur që të vendosë një klauzolë, e cila ngjan më shumë si një “dëmshpërblim” për kohën e humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat