Ja lëvizjet e Inzaghit

Futboll

Ja lëvizjet e Inzaghit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:15
Lautaro e Inzaghi

Mbetet vetëm Interi për një vend, që do ta akomodonte Italinë në G8 evropiane. Lavditë e sezonit të kaluar, kur Serie A çoi tri skuadra në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (Napoli, Milani dhe Interi), janë larg. Fillimisht Lazio kundër Bayernit dhe më pas “Azzurri’ kundër Barcelonës u përkulën para më të fortëve.

Sonte, ai i më të fortit është një rol që të paktën në letër mund ta luajë skuadra e Simone Inzaghit. Kështu flasin shifrat, renditja krahasuese dhe ndeshja e parë, të cilën zikaltrit e fituan me meritë. Sidoqoftë, Atletico Madridi i Simeone është më i keqi që mund të përballen në një ndeshje kthimi, që luhet jashtë shtëpisë.

Në ‘Civitas Metropolitano’, ‘Colchoneros’ janë transformuar, duke e bërë stadiumin e tyre pothuajse të pamposhtur. Rezultati 1-0 duhet mbrojtur… duke luajtur. Është e paimagjinueshme të bësh atë që bëri Porto mbrëmë kundër Arsenalit, jo vetëm sepse nuk është qasje e këtij Interi, por edhe sepse do të ishte një taktikë jetike për ‘Cholismo 2.0’.

Inzaghi transmetoi mendime të dyshimta për formacionin që do të startojë këtë mbrëmje, në orën 21:00, një mënyrë për t’i mbajtur të gjithë lojtarët të karikuar. Pra, le të fillojmë me siguritë: Lautaro dhe Thuram në sulm, Dimarco në të majtë, Mkhitaryan-Calhanoglu-Barella në qendër të fushës, Bastoni dhe Pavard në mbrojtje dhe Sommer në portë.

Dy pozicione mbeten për t’u përcaktuar: në qendër të mbrojtjes, De Vrij apo Acerbi, si dhe në të djathtë, Dumfries apo Darmian. Po “Colchoneros”? Griezmann është rikuperuar, dihet kjo tashmë. Prandaj është e vështirë për të që ta nisë nga pankina. Me pak fjalë, ai do të jetë titullar.

Francezi nuk ka luajtur që nga ndeshja në Milano, nuk duhet të jetë në maksimumin e tij, por gjithmonë di të bëjë diferencën.

Mirë është edhe Azpilicueta, ndërsa mungojnë Gimenez dhe Lemar. 3-5-2 ka të ngjarë të konfirmohet nag trajneri Simeone, me Savic në mbrojtje dhe Molina në krahun e djathtë, si dhe Llorente në mesin e fushës. Në sulm, siç u përmend, do të jetë Griezmann dhe kërcënimi numër një për zikaltrit, Alvaro Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat