Terziç është i bindur se ekipi i tij mund t’ia dalë

Futboll

Terziç është i bindur se ekipi i tij mund t’ia dalë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Sot në mbrëmje do të mësohen skuadrat e fundit çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve. Gjithçka është e hapur në duelin mes Dortmundit dhe PSV-së, ku sfida e parë përfundoi në barazim 1-1.

Protagonistët në ndeshjen e parë ishin De Jong dhe Malen, ndërsa të dy trajnerët kanë përgatitur gjithçka me detaje për të siguruar kualifikimin në këtë sfidë.

Trajneri Terziç është i bindur se ekipi i tij mund t’ia dalë pavarësisht se PSV-ja duhet respektuar sepse është një skuadër që ka bërë mirë kohët e fundit.

“Jemi përgatitur maksimalisht, por nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë ku ndodhemi. PSV-ja ka bërë mirë dhe do të vijë patjetër për llogaritë e saj në Gjermani.

Nuk kam ndërmend që të tregoj informacione në lidhje me lojtarët që do të luajnë, por të gjithë janë gati për të dhënë kontribut në këtë sfidë delikate.

Ndeshja e parë nuk vlen sepse ka përfunduar në barazim”, tha Terziç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat