Mburret me fitoren

Futboll

Mburret me fitoren

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:27
Pau Cubarsi

Pau Cubarsi është talenti i ri i Barcelonës.

Futbollisti 17 vjeçar u zgjodh lojtari i ndeshjes mbrëmë kundër Napolit në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Dhe, ai nuk e fshehu gëzimin për këtë çmim, të cilin as që e kishte imagjinuar që do ta merrte në këtë moshë.

“Jemi një grup, jemi të lumtur për punën e bërë gjatë lojës. Kemi kaluar nga presioni në ambicie, kemi hyrë në fushë që nga fillimi për të fituar dhe ia dolëm.

Jemi mjaft të kënaqur”, deklaroi Cubarsi, i cili e bëri një paraqitje fenomenale kundër Napolit në fitoren 3:1.

“E vërteta është se kjo ishte njëra prej ditëve më të mirë të jetës sime. E kaluam turnin, arritëm në çerekfinale pas disa vitesh të vështira për klubin.

Jemi mjaft të kënaqur që e fitova çmimin MVP i lojës, por këtë e meriton krejt skuadra sepse kemi hyrë në fushë për të fituar dhe kjo u pa që nga fillimi i lojës”, vazhdoi super-talenti i Barçës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat