40 milionë euro pagoi Juventusi

Futboll

40 milionë euro pagoi Juventusi

Më: 13 mars 2024 Në ora: 13:21
Dejan Kulusevski

40 milionë euro pagoi Juventusi për shërbimet e Dejan Kulusevskit, por sulmuesi suedez tregoi pak nga potenciali i tij në dy sezonet në Torino. Ndryshe po ndodh në Premier League, aty ku po bën mjaft mirë me Tottenhamin.

23-vjeçari është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës londineze, ndërkohë që ka arritur t’u fitojë zemrat tifozëve të Spurs.

Në një letër drejtuar këtyre të fundit, Kulusevski e kujton në këtë formë periudhën e vështirë që kaloi te bardhezinjtë e Juventusit.

“Kur u transferova në Angli as nuk e dija se çfarë të prisja nga vetja. Si futbollist, po kaloja një periudhë të keqe. Te Juventusi nuk kam luajtur pothuajse kurrë si titullar për rreth 6 muaj!

Gjë që të bën të ndihesh tmerrësisht keq, sepse ti jep jetën për të luajtur një ndeshje. Stërvitesh sa më shumë që mundesh dhe përfundon duke pare të luajnë në pozicion tënd lojtarë që nuk kanë lidhje me rolin e sulmuesit të krahut.

Ndihesha shumë në siklet, madje i padobishëm. Disa njerëz filluan të thonë se nuk isha mjaftueshëm i mirë, se isha shumë i ngadaltë, dhe kjo gjë të prek, është normale, është njerëzore.

Kur ti nis t’u besosh këtyre njerëzve është pikërisht momenti kur djalli të troket në derë. Duhet te isha izoluar nga zhurma e krijuar, sepse të vetmet kritika që respektoj janë ato të motrës sime Sandra.

Ajo është shumë e ashpër, por gjithmonë thotë të vërtetën. Ajo më ka parë duke luajtur që kur isha i vogël dhe e kupton kur më shqetëson diçka.

Kur kisha probleme te Juventusi, më thoshte: ‘Deki, që kur u bërë kaq i dobët?’. E dija që duhej të largohesha”, shkruan lojtari i kombëtares suedeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat