Gjilani merr tre pikë, Liria pa shpresa 

Futboll

Gjilani merr tre pikë, Liria pa shpresa 

Më: 13 mars 2024 Në ora: 14:50
Pamje nga një ndeshje

Gjilani ka arkëtuar tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

Vendasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Lirisë së Prizrenit, në takimin e javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Autorë të golave janë Heriç (6’), Roganoviq (46’), Basha (85’).

Gjilani zë vendin e tetë me 25 pikë e Liria të fundit me 10 sosh.

Liria pothuajse është pa shpresa pas kësaj humbje, pasi që tani ngec 15 pikë larg pozitës së tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat