Alden Shkrijel fatal për kampionin e Kosovës, Fushë Kosova feston

Futboll

Alden Shkrijel fatal për kampionin e Kosovës, Fushë Kosova feston

Nga: K.G. Më: 13 mars 2024 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Alden Shkrijel është trim i ndeshjes, me dy gola e tij është protagonist i fitores së Fushës Kosovës me rezultat 2:0 ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit të Therandës.

Ballkani i Ilir Dajës kokulur nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Mbrojtja e Ballkanit nuk kishte zgjidhje për futbollistit Alden Shkrijel, i cili ka shënuar në minutën e 10-të e 52-të.

Pas javës së 25-të, Ballkani kryeson me 51 pikë, pasojnë Llapi me 50 e Fushë Kosova është në vend të 9-të me 19 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat