Sadiku shënon dy gola në Indi

Futboll

Sadiku shënon dy gola në Indi

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:50
Armando Sadiku

Armando Sadiku është kthyer të shënojë me rregullsi në kampionatin indian të futbollit.

Sot ka tundur dy herë rrjetën në fitoren e rëndësishme 4:3 që Mohun Bagan bëri në transfertë ndaj Kerala Blasters.

Sadiku ishte titullar në duelin e sotëm dhe la shenjën e tij në këtë duel që në minutën e 4-t kur me një kundërsulm të shpejtë çoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin ekipit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60, ai shënoi një gol edhe më spektakolar teksa kontrolloi mirë topin me gjoks e më pas lëshoi një gjuajtje të fortë që përfundoi në rrjetë, për të kthyer përsëri ekipin e tij në avantazh me shifrat 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat