Atletico Madrid ëndërron

Futboll

Atletico Madrid ëndërron

Më: 13 mars 2024 Në ora: 20:47
Pamje nga ndeshja e parë

Atletico Madrid ëndërron një remuntada, për të shpëtuar një sezon që ka marrë një kthesë të gabuar për Colchoneros. Interi fluturon në krahët e entuziazmit dhe synon të mbrojë 1-0 që mori në stadiumin Meazza në San Siro në ndeshjen e parë.

Takimi në orën 21:00 me ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, në Estadio Metropolitano, do te arbitrohet nga gjyqtari polak Marciniakt. Më poshtë janë formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Diego Simeone gjen sërish Griezmann dhe e vendos atë që në fillim, përkrah Moratas. Llorente në mesfushë me Koke dhe De Paul, në mbrojtje është Savic me Witsel dhe Hermoso.

Simone Inzaghi shpërndan dyshimet e formacionit duke preferuar zgjedhjet holandeze: De Vrij dhe Dumfries preferohen ndaj Acerbi dhe Darmian. Pavard, Bastoni dhe Lautaro rikthehen nga minuta e pare.

ATLETICO MADRID (3-5-2): Oblak; Savic, Witsel, Hermoso; Molina, Llorente, Koke, De Paul, Lino; Griezmann, Morata.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat