Pioli: Mungesa në Botërorin e Klubeve?

Futboll

Pioli: Mungesa në Botërorin e Klubeve?

Më: 13 mars 2024 Në ora: 21:14
Pioli

Në prag të ndeshjes së Europa League-s kundër Slavias së Pragës, e vlefshme për fazën e  së 16-të, trajneri i Milanit Stefano Pioli foli mbi rrezikun e nënvlerësimit të kundërshtarit, duke u shprehur:

“Jo, absolutisht. Ne morëm një avantazh të mirë, por ne e dimë se kualifikimi sigurohet nesër me një paraqitje cilësore. Ata janë mësuar të sulmojnë shumë, me shumë lojtarë dhe ndoshta kjo do të thotë se mund të kemi më shumë hapësira”.

A ju është dashur t’u thoni ndonjë gjë lojtarëve pas asaj që ndodhi në orët e fundit?

“Asgjë. Pashë qetësi, u përgatitëm me shumë përqendrim sepse e dimë që duam ta kalojmë këtë raund.”

Nuk jeni në Botërorin e Klubeve… (Inter dhe Juventus janë skuadrat e kualifikuara të Italisë).

“Sinqerisht, nuk e kam parë shumë se si funksionon, por mendoj se kjo është për shkak se ne nuk kemi luajtur në Kupat e Europës për disa vite.

Qëllimi mund të jetë që të shkojmë dhe ta luajmë në të ardhmen për shkak të prestigjit që Milani ka në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat