Komplot për largimin e Sarrit?

Futboll

Komplot për largimin e Sarrit?

Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:20
Immobile e Sarri

Largimi i Mauricio Sarrit nga drejtimi i Lazios, është shoqëruar gjatë ditës së sotme me zëra se në grupin bardhekaltër kishte lojtarë që nuk dëshironin të punonin më me trajnerin.

Një prej atyre që përmendej ishte edhe Ciro Immobile, gjë që ka detyruar sulmuesin dhe njëkohësisht kapitenin e lacialëve, të sqaronte pozitën e tij në këtë çështje përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve, në këto orë të fundit është thënë e shkruar nga të gjitha gjërat, por është e drejtë të theksohen disa koncepte. Jam vënë gjithmonë në dispozicion të trajnerit Sarri, ashtu si më përpara me të gjithë trajnerët në karrierën time.

Dje, bashkë me të gjithë shokët e mi të skuadrës kemi shkuar te ai që ta bënim që të ndryshonte mendje nga dëshira e tij për të dhënë dorëheqjen. Gjatë darkës kishim takim me klubin, por vendimi i trajnerit u duk menjëherë i pakthyeshëm për arsye personale, ashtu siç e konfirmuan presidenti dhe drejtori sportiv.

Nuk kam treguar asnjëherë mungesë impenjimi, ashtu si të gjithë shokët e skuadrës, nuk kam  shfaqur asnjëherë mungesë përkatësie ndaj fanellës e sidomos, nuk do ta bëj në këto momente. Në adresë të personit në fjalë dhe të pjesëtarëve të tjerë të skuadrës ka nisur një fushatë shpifjesh. Më vjen keq që më përmendin, por nuk e pranoj që të përdorem për qëllime të caktuara”, shkruante ndër të tjera Imobile në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat