Kapiteni i kombëtares është më i aktivizuari tek Atalanta

Futboll

Kapiteni i kombëtares është më i aktivizuari tek Atalanta

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:18
Berat Gjimshiti

Kombëtares shqiptare këto kohë nuk i mungojnë të talentuarit e të dalluarit, por njëri prej tyre është padyshim veç.

Flasim për Berat Gjimshitin, kapitenin kuqezi që po zhvillon një tjetër sezon të shkëlqyer tek Atalanta.

Pas disa vitesh si titullar i padiskutueshëm, si autor golash dhe si kontribues i madh që bergamaskët të shkëlqenin në Itali dhe në Europë, 30-vjeçari nuk po e ul ritmin.

Në një stinë sportive, në të cilën Atalanta pretendon sërish kualifikimin në Champions nga Seria A, dhe ka objektiv çerekfinalet e Europa League, Gjimshiti është lojtari më i palodhur.

Trajneri Gasperini e ka aktivizuar më shumë se gjithë të tjerët dhe shqiptari nga Lugina e Preshevës numëron 35 ndeshje dhe 3 028 minuta.

Të vetmit që mund të krahasohen me kapitenin kuqezi janë të tillë si Ederson me 2 868 minutam De Ron me 2 804, Kopmeiner me 2 645 dhe Skalvini me 2 538 minuta.

Edhe një lojtar kaq i dalluar si De Ketelaere ka në këmbë këtë sezon pak mbi 2 000 minuta.

Gjimshiti ka arritur të shënojë edhe gol, dhe është padyshim shtyllë e mbrojtjes, ndërsa Atalanta luan sonte në orën 21:00 në fushën e saj ndaj Sportingut të Lisbonës në Europa League.

Italianët janë favoritë për kualifikimin pas barazimit 1-1 në Portugali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat