Milevski fton 6 shqiptarë për Maqedoninë e Veriut! Emër i ri Qamili 

Futboll

Milevski fton 6 shqiptarë për Maqedoninë e Veriut! Emër i ri Qamili 

Nga: K. Goca Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:50
Enis Bardhi

Selektori i Maqedonisë së Veriut në futboll, Blagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme miqësore me Moldavinë (22 mars) dhe Malin e Zi (25 mars), ndeshje që do të luhen në Antalia.

Emër i ri është shqiptari Lirim Qamili, sulmues, i cili luan për ekipin danez Hvidovre.

Futbollistët shqiptarë që u ftuan: mbrojtje Visar Musliu, Ezgjan Alioski, mesfushë Enis Bardhi, Agon Elezi, sulm Erdon Daci e Lirim Qamili.

“Ndeshjet kundër Moldavisë dhe Malit të Zi janë shumë të rëndësishme për ne në përgatitjet për kualifikueset e radhës.

Fokusi do të jetë në idetë taktike dhe si duhet të dukemi në Ligën e Kombeve, dhe kjo do të thotë një lojë në të cilën do të jemi racional, të zgjuar, agresiv, kompakt dhe të fokusuar”, tha Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat